Sanksionet ndaj Iranit/ Rusia dhe Kina vendosin veton ndaj projekt-rezolutës së SHBA-së

Botë | 2 orë më parë

Rusia dhe Kina kanë përdorur të drejtën e vetos ndaj një projekt-rezolute të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila synonte të zgjaste mandatin e një komiteti që mbikëqyr sanksionet ndaj Iranit.

Sipas një raporti të Këshillit të Sigurimit, dy shtetet anëtare të përhershme ishin kundërshtuar projektin që kur teksti i rezolutës u paraqit në fund të gushtit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj të ashtuquajturit “mekanizëm i rikthimit të menjëhershëm” (snapback) të sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit.

Ky mekanizëm, i krijuar nga marrëveshja bërthamore e Iranit e vitit 2015, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), lejon çdo pjesëmarrës origjinal të thërrasë këtë klauzolë nëse beson se Irani ka shkelur rëndë marrëveshjen.

Rusia dhe Kina argumentuan se mekanizmi i “snapback”-ut ishte i pavlefshëm dhe se JCPOA-ja dhe rezoluta 2231 kishin skaduar në fund të vitit të kaluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme