SHBA drejt krijimit të një baze ushtarake në Poloni, Trump: Përparim i madh

Botë | 1 orë më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është bërë “përparim i rëndësishëm” drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni, duke përshëndetur atë që e cilësoi si “udhëheqje të fortë” të homologut të tij polak, Karol Nawrocki.

“Nëse ndodh, vendi do të shpallet shumë shpejt. Do të jetë një hap historik për Aleancën tonë të Madhe Amerikano-Polake”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, Polonia ka kërkuar rritjen e pranisë së aleatëve të saj në krahun lindor të NATO-s.

Në qershor, ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi se Departamenti amerikan i Mbrojtjes ishte i hapur ndaj propozimit të Varshavës për një prani të përhershme ushtarake të forcave amerikane në Poloni, megjithëse në atë kohë nuk ishte marrë ende një vendim përfundimtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme