Misioni Aspides, Italia kërkon mbështetje evropiane dhe propozon dërgimin e një fregate të dytë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka pranuar një letër zyrtare nga Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, e cila i adresohet të ardhmes dhe forcimit të misionit evropian “Aspides”.
Në këtë thirrje, ministri italian kërkon që misioni të pëforcohet nëpërmjet vendosjes së anijeve ushtarake shtesë nga vendet e tjera anëtare. Sipas raportimeve, Italia shprehet e gatshme të dërgojë një fregatë të dytë nëse i kërkohet zyrtarisht, por me kushtin që shtetet e tjera të kontribuojnë në përballimin e barrës financiare të operacionit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




