Rubio: Trump nuk mendon se bota ka nevojë tani për një krizë në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi rëndësinë e shmangies së një krize në Bregun Perëndimor, kur u pyet për tensionet në rritje në këtë territor gjatë një konferencë shtypi në anët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Presidenti e ka bërë të qartë… se ne nuk duam të shohim pika shtesë tensioni aty, duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në rajon tani,” deklaroi Rubio para gazetarëve, duke iu referuar tensioneve të vazhdueshme në Gaza, Liban, Arabinë Saudite, Jemen dhe Iran.
“Gjëja e fundit që i duhet këtij rajoni është një pikë tjetër tensioni, dhe gjëja e fundit që mendojmë se i duhet Izraelit është një pikë tjetër tensioni. Ne u kemi komunikuar të gjithëve se presidenti me të vërtetë nuk mendon se bota tani ka nevojë për një krizë në Bregun Perëndimor,” theksoi Rubio.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



