Lufta hibride e Rusisë, agjencia daneze paralajmëron shtim të sulmeve me dronë dhe raketa

Europë | 1 orë më parë

Rusia pritet të intensifikojë luftën hibride kundër perëndimit dhe NATO-s në muajt e ardhshëm. Paralajmërimi erdhi nga agjencia daneze e inteligjencës së mbrojtës, që në një raport të saj, theksoi se sulmet ruse ndaj perëndimit do të bëhen më të shpeshta dhe do të kenë pasoja më të mëdha për vendet që janë shënjestruan më parë.

Agjencia ndërkohë nënvizoi se kishte pak gjasë që Moska të sulmonte ushtarakisht ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s që janë në kufi me Rusinë, megjithatë nuk përjashtohej mundësia. “Një sulm i kufizuar ushtarak do të jetë një lëvizje e dëshpëruar nga ana e Moskës”, shkruhet në raport.

Lufta hibride dhe aktet e sabotazhit janë shtuar në tokën evropiane. Së fundmi gjermania fajësoi Rusinë për një sulm me dron të mbetur në tentativë në aeroportin e Leipzig në gjermani.

Agjencia daneze të inteligjencës së mbrojtjes, sulmet hibride ruse mund të të jenë të izoluara me rreze të gjatë veprimi si dronët dhe raketat ndaj infrastrukturës që mbështet Ukrainë ose operacione nën flamur të rremë duke përdorur dronë të prodhuar në Ukrainë.

Sipas agjencisë  Rusia mund të dislokonte një numër të kufizuar trupash në një zonë kufitare të NATO-s, nën pretekstin se po mbron minoritetet ruse. “Synimi nuk është pushtimi i vendit në fjalë por përçarja e NATO-s”, shkruhet nder te tjera ne raportin e agjencisë daneze.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme