Hungari/ Parlamenti i heq imunitetin kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbánit

Botë | 1 orë më parë

Me 139 vota pro, Parlamenti i Hungarisë i hoqi imunitetin kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të FIDESZ, partisë së Viktor Orban, Balázs Hankó dhe Miklós Seszták.

Votimi i së hënës erdhi pas hetimeve të veçanta penale ndaj tyre, pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkoi javën e kaluar heqjen e imunitetit të tre deputetëve, në mënyrë që të mund të vijonte hetimet.

Hetimi ndaj kryeministrit ka të bëjë me një incident të ndodhur në qershor të vitit 2024, kur Magyar dyshohet se i mori telefonin një personi ndërsa ai po e filmonte në një klub nate në Budapest dhe më pas e hodhi qëllimisht në lumin Danub.

Zyra e prokurorit tha se veprimet e tij përmbushnin kriteret ligjore për vjedhje. Lideri pro-evropian i Hungarisë e kishte kërkuar vetë heqjen e imunitetit të tij duke thënë se merr pergjegjesi per te gjitha veprimet e tij, por i cilesoi akuzta si te motivuara politikisht.

Ndërkohë dy ish ministrat e qeverisë “Orban” akuzohen për nga prokuroria për korrupsion. Hetimi ndaj deputetit të Fidesz-it, Balázs Hankó, ish-Ministër Kulture në qeverinë e Orbánit, i cili dyshohet për keqpërdorim të rreth 53.6 milionë dollarëve nga Fondi Kombëtar Kulturor i Hungarisë.

Prokurorët po hetojnë ish-ministrin e Zhvillimit në kohën e Orbánit, Miklós Seszták, se ka marrë mbi 37 milionë dollarë ryshfet lidhura me blerjen e automjeteve në kompaninë shtetërore të autobusëve të Hungarisë si dhe me projekte shtetërore në fushën e ndërtimit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme