Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Gjatë qëndrimit në Shkup, Haxhiu pritet të zhvillojë takime me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Në agjendën e vizitës janë përfshirë edhe takimet me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Programi parashikon gjithashtu një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.
Vizita zhvillohet në kuadër të kontakteve zyrtare ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




