Studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, tubimi vijon pa incidente
Studentët dhe qytetarët janë grumbulluar sërish në Tiranë për të protestuar, ku janë vendosur para Ministrisë së Arsimit.
Para ministrisë është vendosur një kordon policie për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e saj. Në zonë ndodhet edhe një makinë ujëhedhëse, në rast se situata agravon dhe lind nevoja për shpërndarjen e protestuesve.
Grumbullimi është zhvilluar në qetësi, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë. Dy ditët e fundit të protestës kanë qenë të qeta dhe pa akte dhune.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur thirrjet “Dorëheqje” dhe “Revolucion”, duke kërkuar ndryshime dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe sot thirrjen për dialog me studentët, në një përpjekje për të zhvilluar një komunikim mes palëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




