Protesta para Ministrisë së Arsimit, arrestohen dy persona, njëri dyshohet edhe për vjedhje

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më 27 tetor 2026, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Të arrestuarit dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë hedhur sende të forta në drejtim të ministrisë dhe kanë djegur kazanë për mbeturina, duke dëmtuar pronën publike dhe bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit.
Sipas njoftimit të Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit V. C., 49 vjeçe, dhe B. P., 27 vjeç. Arrestimi i tyre u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Gjatë protestës, situata u shoqërua me akte që, sipas hetimeve paraprake, shkaktuan dëme në pronën publike dhe penguan lëvizjen e automjeteve në një prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Nga verifikimet e mëtejshme, policia ka zbuluar se 27-vjeçari B. P. dyshohet se është autor i një vjedhjeje të ndodhur pesë ditë më parë. Sipas policisë, më 23 tetor 2026, në rrugën “Abdi Toptani”, ai dyshohet se ka vjedhur kasën e një motomjeti në pronësi të shtetasit Xh. C., me vlerë rreth 1,000 euro.
Materialet procedurale për të dy të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtuan punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin në Rrugën e Durrësit dhe dogjën kazanë për mbeturina, arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej tyre, autor i dyshuar i një vjedhjeje të kryer 5 ditë më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit V. C., 49 vjeçe dhe B. P., 27 vjeç, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 27.10.2026, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë hedhur sende të forta, në drejtim të Ministrisë së Arsimit, si dhe se kanë djegur kazanë për mbeturina.
Si pasojë u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit.
Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, B. P., më datë 23.10.2026, në rrugën “Abdi Toptani”, ka vjedhur kasën e motomjetit të shtetasit Xh. C. (me vlerë rreth 1000 euro).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



