Protestat e “Gjeneratës Z” mbledhin mijëra të rinj në Gjermani, incidente të izoluara në disa qytete

Mijëra të rinj dolën të shtunën në rrugët e më shumë se 30 qyteteve gjermane në kuadër të protestave me moton “Gjenerata Z sundon”, duke kërkuar përmirësimin e arsimit, kosto më të përballueshme të jetesës dhe më shumë pjesëmarrje në vendimmarrjen politike.
Demonstratat nisën kryesisht në mënyrë paqësore në qytete si Berlini, Mynihu, Hamburgu, Frankfurti, Këlni, Shtutgarti dhe Mainz.
Megjithatë, gjatë pasdites dhe mbrëmjes, në disa zona u regjistruan incidente, përplasje me forcat e rendit dhe dëmtime të pronës.
Në Berlin, pjesëmarrja rezultoi më e ulët se pritshmëritë e organizatorëve. Nga rreth 10 mijë protestues të parashikuar, sipas organizatorëve dhe policisë morën pjesë afërsisht 5 mijë persona. Protestat në kryeqytet vijuan kryesisht pa incidente serioze.
🚑 In Folge der Angriffe auf die Einsatzkräfte und der darauffolgenden Auseinandersetzungen, wurde nach aktuellem Stand mindestens ein Polizeibeamter verletzt. Dieser wird aktuell ärztlich behandelt.#ffm3110 #frankfurt
— Polizei Frankfurt (@Polizei_Ffm) October 31, 2026
Situata u tensionua më shumë në Frankfurt, Hamburg, Këln dhe Shtutgart. Në Frankfurt, protestues të maskuar hodhën fishekzjarrë, shishe dhe objekte të tjera drejt policisë, ndërsa disa vitrina dyqanesh në rrugën tregtare “Zeil” u dëmtuan. Autoritetet raportuan edhe për disa policë të plagosur.
Në Hamburg, pas përfundimit zyrtar të demonstratës, grupe protestuesish ngritën barrikada, u vunë flakën objekteve në rrugë dhe hodhën gurë e shishe ndaj efektivëve. Policia ndërhyri me topa uji dhe spraj me piper për të kontrolluar situatën.
Ndërkohë, në Këln marshimi i planifikuar u anulua me marrëveshje mes organizatorëve dhe autoriteteve, por më vonë pati përplasje me policinë, e cila rrethoi qindra protestues. Edhe në Shtutgart dhe Frankfurt pati përdorim të piroteknikës dhe incidente të izoluara.
Pavarësisht përshkallëzimeve në disa qytete, shumica e protestave u zhvilluan paqësisht, me pjesëmarrësit që theksuan kërkesat për reforma në arsim, përmirësim të kushteve të jetesës dhe më shumë vëmendje ndaj shqetësimeve të të rinjve.
Protestat e “Gjeneratës Z” konsiderohen ndër mobilizimet më të mëdha të të rinjve në Gjermani gjatë muajve të fundit, duke tërhequr vëmendjen e politikës dhe opinionit publik në mbarë vendin.
BREAKING:
Riots have now broken out in Hamburg.
Far-left extremists carrying Palestinian flags are building barricades and setting fires. pic.twitter.com/FsNp8m2Lu0
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 31, 2026
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.










