Barcelona rikthehet te fitorja, shkatërron Alaves me 6 gola

Futboll Bota | 7 minuta më parë

Barcelona e Hansi Flick u rikthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Katalanasit shkatërruan Alavesin me rezultatin 6-1

Skuadra e Flick e mbylli menjëherë pjesën e parë në avantazh me një dopietë nga Raphinha dhe gola nga Fermin Lopez dhe Lamine Yamal. Fenomeni i lindur në vitin 2007 kompletoi dopietën në minutën e 64-të, ndërsa Gordon e bëri rezultatin 6-0 në minutën e 81-të.

Alaves e ngushtoi diferencën në minutën e 84-të me Marian Diaz, ish-lojtar i Real Madridit. Fitorja 6-1 në Camp Nou e vendos Barcelonën në 30 pikë në renditje me 46 gola të shënuar: një mesatare prej mbi katër për ndeshje. Alaves mbetet në mes të tabelës, pavarësisht se e ka nisur sezonin mirë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme