Malaj: Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët dhe indeksimi në prill

Financë | 2 orë më parë

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri sot të ditur se me buxhetin e vitit 2027 parashikohet rritja e mbështetjes financiare për pensionistët, përmes dy masave që synojnë përmirësimin e të ardhurave dhe lehtësimin e përballimit të shpenzimeve të përditshme.

Sipas Malajt, për zbatimin e këtyre masave parashikohen rreth 24 miliardë lekë shtesë.

“Me Buxhetin 2027, rrisim mbështetjen për pensionistët, që të përballojnë më lehtë nevojat e përditshme dhe të kenë më shumë siguri ekonomike. Parashikojmë rreth 24 miliardë lekë shtesë për dy masa që rrisin të ardhurat e tyre”, shkruan ai.

Masat e parashikuara përfshijnë dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, sipas kategorive, duke nisur nga 1 janari 2027, si dhe indeksimin e pensioneve në muajin prill, tre muaj më herët se zakonisht.

“Dyfishimin e bonusit mujor sipas kategorive, nga 1 janari 2027; Indeksimin e pensioneve në prill, tre muaj më herët”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme