Nga tualeti në fushë dhe vendimtar për fitoren e Borussia-s, ironia me zëvendësimin e Karetsas

UEFA Champions League | 2 orë më parë

Kur rezultati ishte 1-1 ndaj Betis-it në Champions, trajneri Kovac zgjodhi grekun për të marrë vendin e Guirassy… Por ai ishte “zhdukur” dhe në nxemje doli Chukwuemeka.

Skuadra kishte nevojë për të. Mbrëmjen e së mërkurës në Champions 18-vjeçari Konstantinos Karetsas shënoi golin e parë me fanellën e Borussia Dortmund. Dhe ishte vendimtar, pasi i dha fitoren 2-1 skuadrës gjermane.

Më 8 shtator talenti grek la fushën gjatë ndeshjes kundër Villarreal-it, pasi pati probleme dhe drejtuesit e klubit gjerman pranuan se përballë simptomave aq të papritura ishin trembur. Këtë herë, sërish ndaj një kundërshtari spanjoll, episodi me Karetsas nuk është shqetësues, por argëtues. Ai u fut në fushë në minutën e 34-t, në vend të Guirassy të dëmtuar. Por greku nuk ishte në stol, kur Kovac vendosi ta aktivizonte. Drejtuesit e Borussia-s e gjetën në tualet.

Të hysh në fushë që në pjesën e parë nuk ndodh shpesh. Prandaj Karetsas vendosi të shkonte në tualet, i bindur se nuk do të futej në lojë aq shpejt. “E kërkova, por nuk e gjeta, – tha trajneri Kovac, – prandaj i thashë Chukwuemeka-s të hynte. Pastaj, në momentin e fundit pashë që po vinte Konstantinos. Nëse do të ishte vonuar edhe disa sekonda, nuk do të futej”.

Drejtori sportiv Book tregoi se e kishin kërkuar kudo: “E gjetëm në kohën e duhur”, – tha ai me ironi.

Edhe vetë Karetsas bëri shaka me atë që ndodhi: “Të jem i sinqertë, u futa në fushë pa marrë udhëzime taktike. Por e di që nga mua kërkohet presing agresiv, kështu që bëra ndeshjen time partita”. Anton është tallur pak me shokun e skuadrës, duke u shprehur: “Për fat të mirë shkoi në tualet. Ishte e rëndësishme, i bëri mirë”.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme