Ronaldinho dhuron spektakël në Ravenna! Kontrolli i topit është sensacional: “Do të thonë se është me AI”.

Sport | 22 minuta më parë

Pasi mbërriti dje në Ravenna, Ronaldinho po përgatitet të dalë në fushë për ndeshjen e Serie C. Ky do të jetë rikthimi i tij në fushë në një ndeshje garuese, nëntë vjet pasi u tërhoq në vitin 2015. Braziliani 46-vjeçar, ish-lojtar i Milanit nw Itali, mori pjesë në një seancë stërvitore të fundit me ekipin e parë këtë mëngjes në stadiumin Benelli, në përgatitje për derbin e së dielës, për të cilin do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Mandorlini.

Siç shihet nga imazhet në kanalet e mediave sociale të Ravennas, pavarësisht moshës së tij, Ronaldinho nuk e ka humbur klasin e tij dallues, duke prodhuar disa veprime spektakolare në 15 minutat e hapura për publikun. “Do të thonë se është inteligjencë artificiale”, bëri shaka vetë Ronaldinho në një postim në profilin e tij në Instagram, duke postuar një video të një topi që ndalet me magjinë e këmbës së tij të djathtë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme