Bahreini dënon sulmet nga Irani: Agresion i hapur ndaj sovranitetit tonë

Botë | 1 minutë më parë

Ministria e Punëve të Jashtme e Bahreinit ka dënuar ashpër sulmet e fundit të kryera nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC), duke i cilësuar ato si një agresion të hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të mbretërisë.

Në deklaratën zyrtare, autoritetet në Manama theksuan se territori i Bahreinit nuk mund të përdoret si fushëbetejë për të larë hesapet midis shteteve dhe se asnjë pretekst nuk mund të legjitimojë shkeljen e sovranitetit kombëtar.

Qeveria e Bahreinit e bën Iranin plotësisht përgjegjës për këto sulme dhe pasojat e tyre, duke rezervuar të drejtën e vetëmbrojtjes sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë interceptuar disa dronë dhe sulme ajrore që kishin në shënjestër strukturat e radarëve ushtarakë amerikanë në territorin e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme