Mjete të reja për ujësjellës- kanalizime Kukës, kontrolle në të gjitha linjat për ndërhyrjet e paligjshme

Viti 2025 për Ujësjellës Kanalizime Kukës ka nisur i mbarë përsa i përket investimeve në infrastrukturë. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Syl Isufi bën me dije se ujësjellësit i janë shtuar disa mjete të reja që do të shërbejnë në përmirësimin e punës së përditshme.
Ndër të tjera Isufi tregon se janë planifikuar masa për vitin 2025 që kanë të bëjnë me verifikimin e linjave kryesore të ujit dhe vënia e sahateve.
“Kemi pregatitur grupet e punës për të dalë në terren. Do të bëjmë kontrollin e linjave tranzit, linjat kryesore që marri ujin nga burimet dhe e sjellin në depot e Kukësit. Do të evidentojmë ndërhyrjet e paligjshme. Vendosja e matësve nëpërmjet të cilave do të zvogëlohet abuzimi dhe do të ndërgjegjësohet qytetari”, tha Isufi.
Pavarsisht kushteve klimatike, kjo drejtori mori masa për të zgjatur orarin e furnizimit me ujë.
Pritet që këtë vit ujësjellës Kanalizime Kukës të ushtrojë verifikime në terren dhe t’i paraprijë verës që është sezoni më i vështirë përsa i përket furnizimit me ujë.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




