Forcimi i demokracisë, tryezë diskutimi dhe rekomandime për qeverisjen

Aktualitet | 2 vite më parë

Qendra për Demokraci dhe Qeverisje ka ndërmarrë një seri diskutimesh dhe aktivitetesh, që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përfshirjes qytetare dhe transparencës në proceset zgjedhore.

Pas Vlorës, ndalesa e radhës ishte Gjirokastra, ku sot në ambientet e universitetit “Eqrem Cabej” u organizua një tryezë me përfaqësues të forcave politike, shoqërinë civile, komunitetin rom, studentë etj.

Geron Kamberi, ekspert për integrimin europian, u shpreh për RTSH-në se aktiviteti synon të prodhojë rekomandime konkrete, që do të ndihmojnë në përmirësimin e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve në politikë, si dhe në rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në proceset zgjedhore.

“Ne synojmë që të kemi një debat të hapur, duke besuar se përmes debatit midis palëve, procesi zgjedhor që pritet të zhvillohet vitin tjetër të jetë sa më i drejtë, sa më i lirë dhe gjithëpërfshirës,” u shpreh z. Kamberi.

Këto organizime vijnë në kuadër të projektit “Nxitja e diskursit publik dhe përfshirjes qytetare për të garantuar llogaridhënien integrimin në partitë politike dhe zgjedhje”, që po zbatohet në prag të nisjes së fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme