Festat e fundvitit, Bashkia Shkodër njofton ndryshime të përkohshme në qarkullimin rrugor

Aktualitet | 2 vite më parë

Bashkia e Shkodrës njoftoi të enjten për disa  ndryshime të përkohshme në qarkullimin rrugor, për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve gjatë ditëve të festave.

“Rruga ‘Besnik Sykja’ që lidh sheshin Dervishaj me pedonalen rruga “28 Nëntori”, do të bllokohet nga ora 17:00 – 00:00, duke nisur që nga dita e sotme deri në datën 1 Janar 2025. Të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë segment rrugor, qarkullimi do të kryhet nga rruga ‘Babej’ në drejtim të rrugës ‘Dragushej’, e cila vijon trafikun drejt rrugës ‘Edith Durham’ në sheshin ‘Perash’. Udhëtarët do të orientohen për lëvizjen e tyre nga efektivë të Policisë Bashkiake”, njofton Bashkia e Shkodrës.

Bashkia ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për këtë ndryshim, duke theksuar se masa synon “krijimin e kushteve të sigurta për këmbësorët në këto ditë festive, ku Shkodra mbetet në qendër të vëmendjes së festimeve”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme