Bllokuan rrugën dhe u përplasën me efektivët gjatë tubimit, gjykata liron 7 protestuesit e PD-së

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat për 7 protestuesit e Partisë Demokratike të arrestuar pas bllokimit të rrugëve gjatë protestës së 23 dhjetorit. Gjykata ka vendosur lirimin e tyre dhe i vendosi nën masën “detyrim paraqitje”.
Protestuesit u arrestuan për veprime që lidhen me bllokimin e qarkullimit të mjeteve dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë. Ata u ngarkuan me disa akuza, përfshirë veprat penale të “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të rendit publik”, “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, dhe “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit publik”.
Tubimi i opozitës u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe efektivëve ku pati edhe përplasje mes tyre. Opozita bllokoi 5 akse të kryeqytetit, pranë bashkisë Tiranë, sheshi Uillson, Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe rruga e Elbasanit, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




