Patatja e Egjiptit konkurron atë vendase, fermerët e Divjakës: Ka sjellë rënie çmimi

Mungesa e tregut të patates për prodhimin vendas ka detyruar prodhuesit e Divjakës ta magazinojnë. Fermerët thonë se do ta nxjerrin në treg vetëm nëse çmimi shkon mbi 50 lekë për kg, ndërkohë që kërkesat aktuale janë për 30 lekë/ kg. Ata kërkojnë orientim dhe planifikim të tregut bujqësor.
“Nuk ka tërheqje patatja, ne e grumbullojmë dhe po doli tregu mirë, por nuk doli e hedhim në kanal. Nuk merr shpenzimin që ke hedhur. Për të nxjerrë koston që kam hedhur duhet që kilogrami i patates të jetë mbi 50 lekë.
Pazari ka rënë shumë me 35 lekë /kg dhe ne nuk kemi leverdi me aq. Mbjellim token qe te mos e leme pa punuar por fitime nuk kemi.” Kështu shprehen pothuajse të gjithë fermerët e Divjakës, të cilët kultivojnë patate. Sipas tyre, çmimi i shitjes ka rënë sepse në treg është importuar patate nga Egjipti që ka sjellë probleme për shitjen e produktit vendas, pasi shitet më lirë .
“Nuk ka kërkesë se futet nga jashtë patatja e Egjiptit dhe nuk merret patatja jonë“, tha një fermer.
Tokat e Divjakës mbillen 2 herë në vit me patate. Prodhimi është cilësor për shkak të tokës ranore dhe gjithë sasia shitet në tregjet e vendit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




