Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit, 2 të arrestuar në Fier

Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’.
“Ndaj Jetmir Hysaj Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi në vitin 2021, dyshohet se duke u prezantuar si administrator i një kompanie ndërtimi, ka falsifikuar dokumentet për legalizimin e disa apartamenteve, në këmbim të shumave të ndryshme monetare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier ndaluan shtetasin Alban Genica 22 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 10.12.2024, në aksin rrugor “Fier-Seman”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. S., 50 vjeç, që lëvizte me motomjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




