BKH në banesën e Kryebashkiakut Veliaj dhe studion private të bashkëshortes

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer sot kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe në studion private të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Ky veprim vjen pas një urdhri kontrolli të lëshuar nga Struktura e Posaçme dhe e konfirmuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK ka njoftuar se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal, por duke qenë se hetimi është ende në fazën paraprake, nuk mund të publikohen të dhëna të mëtejshme në këtë moment.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”, thuhet në njoftimin e SPAK, pas interesimit të medias.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë zyrtare në Hamburg të Gjermanisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




