Nga zbardhja e vrasjeve te goditja e grupeve kriminale, Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punëve të kryera gjatë muajit nëntor. 568 autorë të veprave të ndryshme penale janë vënë në pranga përgjatë një muaji, ndërsa janë finalizuar 73 operacione policore.
Policia bëri me dije se gjatë këtij muaji janë sekuestruar 6.1 kilogramë kokainë e 127 kilogramë kanabis, 14 armë zjarri, mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.
Falë punës profesionale hetimore u mundësuan zbardhja e 1 vrasjeje të kryer në Tiranë, djegies e 2 automjeteve në Shkodër dhe e një rasti zjarrvënieje në Peqin.
Angazhimi i Policisë Kufitare goditi 5 tentativa për të kaluar nëpërmjet pikave të kalimit kufitar shuma parash, pa i deklaruar. Në këtë kuadër u parandaluan dhe u goditën 2 tentativa të njëpasnjëshme, për futjen në Shqipëri, të mbi 1 milion eurove.
6 raste të krimeve kibernetike janë goditur gjithashtu nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, si: publikim të paautorizuar materialesh intime, shantazhe, si dhe këmbim parash në kriptomonedha dhe e anasjella.
Ndërkaëq, policia ka bërë me dije se janë goditur edhe 6 raste në fushën e kontrabandës, si dhe të 4 rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal, drejt shteteve të BE-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




