Protestë për emigrantët, dhjetëra shqiptarë dhe italianë u grumbulluan në Shëngjin

Aktualitet | 2 vite më parë

Çështja e azilkërkuesve nga vendet e treta që shpëtohen në Mesdhe nga autoritetet italiane u rikthye sërish në vëmendje, ndërsa me dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile shqiptarë dhe italianë u bënë bashkë duke marshuar me pankarta në duar nën moton “marrëveshje ilegale, rezistence globale”. Për ta, marrëveshja është një dështim, ndërsa kjo protestë vjen kur aktualisht kampi i Gjadrit është totalisht i boshatisur.

Pasi qëndruan përreth 1 orë para Portit të Shëngjinit, aktivistet iu drejtuan kampit të Gjadrit, aty ku nuk ka asnjë emigrant pasi Gjykata e Romës bllokoi dërgimin e tyre dhe grupi i dytë prej 7 azilkërkuesve u kthyen sërish në Itali.

Protesta u monitorua nga forca të shumta policie, ku u bllokua edhe qarkullimi i automjeteve, por fatmirësisht nuk u regjistruan incidente.

Pas dy lundrimeve më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua më pas nga gjykata e Romës, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër qëndrojnë ende të hapura, ndonëse me personel të reduktuar,  në pritje të vendimeve të drejtësisë në lidhje me këtë çështje.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme