Sulo: I kemi borxh të madh të vërtetës historike për luftën dhe të vrarëve

Aktualitet | 2 vite më parë

Gazetari Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se shqiptarët i kanë borxh të madh të vërtetës historike për luftën dhe të vrarët në Luftën e Dytë Botërore.

Sulo vuri në dukje se deri në mbledhjen e Mukjes, shqiptarët kanë bërë rezistencë ende pa ardhur komunistët.

Sipas tij, antifashizmi ka qenë i gjerë nuk ka qenë vetëm nga njëri krah.

 “Studiuesi Mariglen Kasmi flet për 7 mijë të vrarë partizanë. Sipas studimeve të tij, deri në vitet 60’ llogariteshin pensionet se pastaj me krizën ekonomike nuk dihej më. 6 deri në 7 mijë merrnin statusin e dëshmorit. Ne i kemi një borxh të madh të vërtetës, humbjeve dhe sakrificës njerëzore që kanë bërë ata njerëz për të mos i vlerësuar për jetën që kanë dhënë, për sakrificën që kanë bërë. Edhe te pjesa e nacionalistëve, deri te Mukja ne kemi pasur rezistencë, të parët që kanë bërë rezistencë kanë qenë luftëtarët, të 39-s, komunistët erdhën në 41’, legaliteti në 43’. Pra, antifashizmi ka qenë i gjerë nuk ka qenë vetëm nga njëri krah. Ky është borxhi që ne i kemi historisë dhe duhet rishkruar atë që ne kemi thënë”, u shpreh Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme