Mbetën të bllokuar nga dëbora në Malin e Korabit, shpëtohen 3 persona

Aktualitet | 2 vite më parë

Tre banorë dhe 30 kuaj janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura, pasi kishin mbetur të bllokuar nga dëbora në Malin e Korabit.

Banorët kishin mbetur të bllokuar në 2100 metra lartësi nga stuhitë e dëborës, ndërsa trashësia e saj arrinte deri në 40 cm.

Pas marrjes së informacioneve, Forcat e Armatosura dhe AKMC kanë shkuar në shpëtimin e  tyre.

Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses shpëtimin e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme