80-vjetori i Çlirimit, Partia e Lirisë kryen homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

Në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë qenë të parët që nisëm homazhet dhe kryen nderimet në “Varrezat e Dëshmorëve”.
Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho vendosën kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”, duke nderuar figurën dhe veprat e heronjve që sollën çlirimin e vendit nga pushtimi nazist në 1944.
“Uroj të gjithë shqiptarët gëzuar 80-vjetorin e çlirimit. Së bashku me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë përulëm me mirënjohje dhe respekt në nder të kujtimit të partizanëve, dëshmorëve dhe heronjve të atdheut. Për Partinë e Lirisë vlerat dhe trashëgimia e Luftës Nacionalçlirimtare do të mbrohen ndër vite”, tha Blushi.
Vetë Blushi bëri të ditur se para nisjes së homazheve ka pasur një incident mes përfaqësuesve të Partisë së Lirisë dhe Gradës së Republikës. Vetë Blushi pretendon se nuk janë lejuar të hyjnë me urdhër të Ramës, ku sipas tij, dëshiron të privatizojë edhe këtë datë.
“Në fillim të kësaj ceremonie patëm një përpjekje nga punonjësit e Gradës që kishin marrë urdhër për të na penguar të bëjmë homazhet. Një përpjekje që tregon edhe një herë tentativën e Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike dhe për të dhënë me koncesion dhe Varrezat e Dëshmorëve.”, tha Blushi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




