112-vjetori i Pavarësisë, djali i kryebashkiakut të Nju-Jorkut: S’kthehem më në SHBA, do jetoj në Shqipëri

Aktualitet | 2 vite më parë

Me rastin 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Erik Adams i cilësoi shqiptarët në SHBA si pionierë të lëvizjes për t’u integruar në një vend si Amerika.

Në ceremoninë dedikuar festave të 28–29 nëntorit, ka rënë në sy edhe një detaj interesant i kryebashkiakut të Nju-Jorkut, i cili ka theksuar se djali i tij i ka bërë të ditur se pasi kishte vizituar Shqipërinë, nuk do të rikthehet më në Amerikë.

Këtë detaj e solli në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, Xhemal Lanica, kreu i shoqatës shqiptaro-amerikane të Ulqinit.

“Në këtë fjalim, kur bën shqiponjën thotë që “djali im ishte vjet në Shqipëri, më saktësisht në Tiranë dhe vizitoi gjithashtu edhe jugun e Shqipërisë, më telefonoi dhe më tha; Babi nuk dua të kthehem më në Amerikë, dua të jetoj në Shqipëri”.

Ishte me të vërtetë mbresëlënëse, me të vërtetë emocionuese të dëgjonim nga kryetari i bashkisë, sepse Nju Jorku jo vetëm është një bashki, por është kryeqyteti i botës. Na bëri shumë krenar dhe ndjehemi tejet të emocionuar. Ishte një mesazh i madh jo vetëm për komunitetin shqiptar por për të gjithë komunitetet”, u shpreh Lanica.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme