Shuhet ikona e qëndresës antikomuniste shqiptare, Prof. Sami Repishti

Aktualitet | 2 vite më parë

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Prof.Sami Repishti, është ndarë nga jeta në moshën 99 vjeçare në SHBA, njoftoi familja e tij në mediat sociale. 

I konsideruar si ikonë i qëndresës antikomuniste shqiptare, Repishti i ka shërbyer historikisht kombit dhe mërgatës shqiptare në SHBA.

Jeta e tij gati një shekullore ka kaluar një kalvar sakrificash të pashembullta që nga koha e pushtimit fashist të Shqipërisë e më pas në vitet e regjimit komunist.

Repishti mbeti demokrat parimor dhe intelektual jokonformist, ndonëse vite të tëra vuajti në burgjet e regjimit komunist. 

Ai u arratis nga Shqipëria në vitin 1959. Në Botën e Lirë, refugjati Sami Repishti iu nënshtrue nji arsimimi rigoroz në SHBA dhe Francë dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme. 

Prof. Sami Repishti ashtë autor, kryesisht i dy vëllimeve: “Pika Loti-Tregime burgu” (1997), dhe “Nën hijen e Rozafës-Narrativë e jetueme” (2004) bashkautor dhe publicist me shkrime të ndryshme.

I aktivizuar në lëmin politik, Prof. Repishti bashkëthemeloi e drejtoi disa organizata shqiptaro-amerikane në diasporë.

“Sot ai largohet me dashuni për të gjithë, veçanërisht për herojt, dëshmorët e viktimët e regjimeve totalitare në Shqipëri dhe pa urrejtje për të gabuemët dhe të mashtruemët” shkruan familja e tij.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme