Hoxha: Masa e SPAK ndaj Hoxhës dhe Qynos, lajm tronditës

Në studion e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, gazetari Poli Hoxha u shpreh se masat e dhëna për dy kolegët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, jo vetëm që nuk është një lajm i mirë por është një lajm tronditës.
“Lajmi i sotëm në një far mënyrën ndryshon historinë e punës së SPAK nga një pikëpamje por të gjithë peizazhit të krijuar deri tani. Unë e kam thënë shpesh që ne si media kemi shumë probleme por dalja e këtyre emrave është një lajm shumë i keq. Unë shpresoj që të mos jetë kështu sikurse duket po pavarësisht punës së SPAK nuk mund të hidhet poshtë puna dhe kontributi i Artan Hoxhës si gazetar me më shumë eksperiencë por dhe të kolegut tjetër Qyno.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




