Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite e 8 muaj burg Vangjush Dakon

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit.
Në Gjykatën e Posaçme, në seancën e 12 nëntorit u mbajt shpallja e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako aktualisht nën arrest shtëpiak.
Prokuroria e Posaçme, lexoi konkluzionet përfundimtare duke kërkuar shpalljen fajtor të ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ në 2 raste dhe dënimin e tij me 4 vite burg.
Ndaj ish-kryebashkiakut socialist, SPAK ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos për “shpërdorim detyre” në dy raste dhe ka kërkuar 4 vite burgim.
Ndaj ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u ngritën akuzat se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.
Lajmi në zhvillim…
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




