Në kujtim të Zef Dedës – Homazhe në 1- vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Aktualitet | 2 vite më parë

Familjarë, miq, kolegë e qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda, të mbledhur në teatrin “ Migjeni”, aty ku Zefi kaloi thuajse gjithë jetën e tij.

Për familjarët boshllëku që ka lënë pas është i papërshkueshëm, por gjetën forcë për ta kujtuar siç Zefi do dëshironte gjithmonë.

Në 1- vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar, Mjeshtrja e madhe, Zyliha Miloti shprehet se “përveç familjes së tij , Zefi na mungon neve më së shumti. Jemi mësuar me atë , me ato britmat e tija, me atë gazin e tij nëpër korridore të teatrit. Zefi ka qenë unik. Si Zefi nuk vjen më aktor”

 “Zefi është një krenari jo vetëm për qytetin e Shkodrës por për të gjithë Shqipërinë” u shpreh plot emocion Mjeshtëri i madh, Agron Dizdari.

Për kolegët që ndanë skenën por edhe jetën me Zefin, mungesa e tij ndjehet.

“Nuk ka ditë që ne nuk e përmendim Zef Dedën”, kujton Drane Xhaj.

Besnik Çinari  tha se “ Sot është bërë një vit por ne na duket vecc një javë. Zefi ishte I veccantë, I dashur shumë. I qeshur shumë. I mungon Teatrt “Migjeni”  I mungon spektatorit shkodran shumë dhe atij mbarëkombëtar.

Aktualisht Teatrit Migjeni por përgatitet për të rikthyer festivalin e humorit, e duket se ky event pa Zef Dedën është gjysëm I plotë.

Përgjegjësi i Teatrit “Migjeni’, Arian Culiqi shtoi se,“ festivali I parë pas shumë vitesh do të bëhet pa një figurë kaq të madhe sikurse ishte Zef Deda”

Për familjarët boshllëku që ka lënë pas Zef Deda është I papërshkueshëm, por gjetën forcë për ta kujtuar siç Zefi do dëshironte gjithmonë

Jul Deda I biri I aktori të madh Zef Deda tha “ Ju falënderojmë ju për gjithë jetën tuaj që keni kaluar me babin tim ndaj sikurse I kam thënë dhe mamasë sot, që ne do e kujtojmë gjithmonë sikurse ai vetë ka dashur, me miq dhe kolegë”.

Zef Deda, një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Njerëzit vdesin vetëm kur harrohen, e Zef Deda nuk vdes kurrë…

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme