Tentoi të vriste bashkëfshatarin në 2021, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Një 47-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Tentativa”, ku pas marrjes së informacioneve nga policia u bë e mundur kapja e tij në fatin Sulaj.
47-vjeçari R.M. akuzohet se në 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin e tij P. P., në fshatin Sulaj, Fier.
Ndaj 47-vjeçarit Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




