Durrës- Dy vëllezër plagosin një shtetas, policia arreston autorët e dyshuar

Aktualitet | 2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë, e cila mund të ishte kthyer në tragjedi, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Durrës. Policia ka kapur dhe shoqëruar në komisariat dy vëllezër në Durrës, pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë pas një konflikti të çastit një shtetas i moshës 32 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në lagjen nr. 4 të Durrësit. Dyshohet se pas një konflikti të çastit Eno Gega, 36 vjeç dhe Ivo Gega, 33 vjeç, kanë plagosur me thikë Gentian Bajramin, 32 vjeç. Sipas policisë, ky i fundit është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur arrestimin e dy vëllezërve dhe shoqërimin e tyre në komisariat. 

“Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale. 32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme