I vendoset tritol në derën e shtëpisë në Shkodër, 3 muaj më parë ia vendosën te biznesi i tij

Aktualitet | 2 vite më parë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (10 nëntor) në një banesë në Shkodër. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së Ardian Fjerzat, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa efektivët kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Kjo është hera e dytë që Ardian Fjerzat i vendoset tritol. 3 muaj më parë atij iu vendos lëndë plasëse në biznesin e tij, një agjenci funerale. Shpërthimi ka ndodhur më 29 gusht 2024, ndërsa si autor i kësaj ngjarje u identifikua një 35-vjeçar, i cili rezultonte me precedentë të mëparshëm penal.

Sipas policisë në shpërthimin e 29 gushtit, shkak ishte bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer autorit.

Aktualisht policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes dhe autorit të vendosjes së eksplozivit në banesën e Ardian Fjerzat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme