Balluku u kërkon prefektëve: Rishikoni planin e masave për përballimin e emergjencave civile!

Aktualitet | 2 vite më parë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi të  shtunën prefektëve rishikimin e planit për përballimin e emergjencave civile në çdo qark.

Duke u ndalur te emergjencat civile, Balluku solli në vëmendje situatën e përmbytjeve me të cilën po përballet aktualisht Gadishulli Iberik, për shkak të ndryshimeve klimaterike.

“Ndryshimet klimaterike nuk po kursejnë askënd. Ne kemi pasur para pak javësh një përmbytje masive në Vlorë, por përmbytjet që po ndodhin në gadishullin Iberik flasin për rënie reshjesh mbi normat. Ndaj të gjitha njësitë, prefekturat, duhet të rifreskojnë planin e masave. Duhet të ketë angazhim maksimal dhe koordinim me emergjencat civile për përballimin e gjithë problematikave gjatë vjeshtës e dimrit”, tha ajo. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme