Portale me pronarë rusë e iranianë, eksperti: Më të rrezikshëm janë analistët në studio

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, në raportin e prezantuar në Komisionin e Posaçëm kundër dezinformimit, tha se janë 61 subjekte që administrohen nga pronarë rusë dhe iranianë. Në një lidhje për RTSH24, eksperti Besmir Semanaj tha se këto agjenci lajmesh, sipas tij, janë e keqja më e vogël në vendin tonë sa i përket dezinformimit.
Për ekspertin, problemi kryesor janë analistët që dalin nëpër studio televizive që, sipas tij, tregojnë hapur qëndrime pro interesave të shteteve të caktuara, që bien ndesh me interesin e shqiptarëve.
“Këto 60 agjenci lajmesh janë e keqja më e vogël që mund t’i ndodhë shqiptarëve për dezinformim. Sa kohë dihet se kush janë personat që i paguajnë, kuptohet që edhe qasja e tyre nuk do të jetë aq ekstremiste për ndryshim të lajmit. Problemi kryesor sot janë rrjetet sociale dhe fushata e sponsorizimeve që shtete e ndryshe kryejnë në internet. Dy gjërat më të rrezikshëm janë analistët nëpër studio, ku personazhe të caktuar edhe kur ne u sulmuam nga Irani, mbronin Iranin në media të ndryshme. Kemi parë në studio televizive personazhe që hapur punojnë për interesat e shteteve dashakeqe, jo gjithmonë dashakeqe, por për gjëra të caktuara bien ndesh me mirëqenien e shqiptarëve”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




