Parandalimi i kontrabandës dhe trafiqeve, Policia marrëveshje me Postën Shqiptare

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia e Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje me Postën Shqiptare, me fokus parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe nga Administratori i Postës Shqiptare Ardit Demiri.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, terrorizmit, kontrabandës së mallrave dhe lëndëve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, si dhe pastrimit të parave, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit dhe Posta Shqiptare do të koordinojnë punën për vënien në dispozicion të pamjeve filmike, në rastet kur Policia e Shtetit i vlerëson si të domosdoshme për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale.

Gjithashtu, palët do të bashkëpunojnë për sigurimin dhe shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve që lidhen me cenimin e sigurisë, mbrojtjes së infrastrukturës së zyrave postare, jetës dhe shëndetit të punonjësve, si dhe në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale.

 

/rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme