Mot me diell dhe vranësira e reshje shiu në zonat malore, temperaturat nuk ndryshojnë

Anticikloni afrikan po dobësohet gradualisht duke ia lenë vendin masave ajrore më të freskëta, ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj jave.
E Hënë, 22 korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/34°C
– Zonat e ulëta 20/38°C
– Zonat bregdetare 22/36°C
Kosova për dt. 22 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira dhe rrebeshe shiu me stuhi. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 35°C –37°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 22 korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 17/33°C
– Zonat e ulëta 20/38°C
– Zonat bregdetare 22/35°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



