VIDEO- Sarandë, shiste kokainë në lokalet e natës, policia prangos 28- vjeçarin

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia e Shtetit bëri të ditur se uniformat blu në Sarandë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Nexus”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 207 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Policia ka mundur të arrestojë në flagrancë dhe të verë në pranga edhe zotëruesit të lëndës narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, të mbështetura dhe nga inteligjenca operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Nexus”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftim.

Si ra në prangat e policisë trafikanti?

Shërbimet e Policisë fillimisht kanë lokalizuar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij i gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

“Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme