Vlorë-Sekuestrohen dy makina me vlerë 280 mijë euro, nën hetim 2 persona

Policia e Vlorës ka sekuestruar dy automjete me vlerë 280 mijë euro, të vjedhura në Itali dhe të trafikuara në Shqipëri.
Një 33-vjeçar dhe një 32-vjeçar janë nën hetim pasi i trafikonin automjetet e vjedhura nga Italia në Shqipëri, dhe i pajisnin me dokumente false me qëllim shitjen e tyre.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Luxury cars”, nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro”, thuhet në njoftim.
Në drejtimin e Prokurorisë Vlorë vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




