Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, bllokim i përkohshëm i qarkullimit të mjeteve

Aktualitet | 2 vite më parë

Disa akse rrugore do të jenë të bllokuara përkohësisht për qarkullimin e mjeteve ditën e nesërme (28 qershor) për shkak të protestës së opozitës që do të zhvillohet para Bashkisë Tiranë. Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit, ku më 28 qershor nga ora 9.30 e në vijim do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia njofton qytetarët që të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjithashtu policia ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen incidente dhe hedhje molotovësh si në protestat e kaluar duke rrezikuar jetën e efektivëve.

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” dhe opozita do të zhvillojnë më 28 qershor 2024 protestën e radhës para Bashkisë Tiranë në orën 10:00.

Opozita nisi protestat duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt, pas arrestimit të 3 ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për dosjen 5D dhe për çështjen e inceneratorit. Në tubimet e mëparshme nuk kanë munguar tensionet dhe incidente ku janë hedhur dhe molotov.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme