Polici bën selfie me turistet gjermane, avokati: Asnjë ndëshkim, përkundrazi sjellje shembull, sidomos për vizitorët

Aktualitet | 2 vite më parë

Pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë së shtetit pasi kërkoi llogarinë personale të turistes dhe bëri foto me të gjatë orarit të punës, kanë qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare”.

Avokati Anton Kosteri teksa dënoi vendimin për pezullimin e efektivit të rrugores, u shpreh se në fakt ai meritonte mirënjohje për gjestin që ka bërë, me qëllimin e pasqyrimit të një imazhi social të Policisë së Shtetit.

“Ka masa më të buta për të dhënë në këtë rast.

Pse u pezullua, se tregoi dashamirësi me turistët. cila është forma për të thithur turistët? Një buzëqeshje, kultura, sjellja e mirë, janë forma për të thithur turistët. Punonjësi i policisë, pasi vendosi gjobën, mori masë administrative, e kreu detyrën. Cili veprim i kundërligjshëm është këtu?

Ky punonjës policie duhet përshëndetur për sjelljen e tij, socialitetin ndaj turistëve”, u shpreh avokati.

Ky i fundit u shpreh se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkelur kompetencat ligjore duke pezulluar efektivin.

“Kjo tregon se vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm është i ngutur dhe nuk ka kompetencë ligjore, por bëri shou mediatik sikur po dënohen punonjësit e policisë së shtetit.

Koha e shkurtër që veproi dhe mungesa e kompetencës për të marrë masë disiplinore për punonjësin e policisë së shtetit.

Ka masa më të buta për të dhënë në këtë rast. Pse u pezullua, se tregoi dashamirësi me turistët. cila është forma për të thithur turistët? Një buzëqeshje, kultura, sjellja e mirë, janë forma për të thithur turistët.

Punonjësi i policisë, pasi vendosi gjobën, mori masë administrative, e kreu detyrën. Cili veprim i kundërligjshëm është këtu?”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme