Studimi në Akademinë e Mbrojtjes, Vorpsi: Garanton punësim të sigurt dhe karrierë ushtarake

Aktualitet | 2 vite më parë

Akademia e Forcave të Armatosura me status të veçantë, ofron një mundësi të  mirë për të gjithë ata të rinj që dëshirojnë të jenë pjesë e ushtrisë shqiptare. E ftuar në studion e RTSH24, Blerina Vorpsi, drejtoreshë e kurrikulave në Akademi, u shpreh se zgjedhja e një prej programeve të studimit që ofrohen, është një mundësi e mirë për të ardhmen profesionale dhe se garanton punësim të sigurt.

“Zgjedhja e një prej programeve të studimit që ofron akademia e FA është një mundësi shumë e mirë dhe sigurt sa i përket të ardhmes nga ana profesionale. Çdo maturant që zgjedh këtë program, diplomohet dhe ka një punësim të sigurt dhe një vijim në karrierën e tij ushtarake, qoftë brenda vendit në struktura tona, por edhe mundësi për misione, trajnime, detyra të tjera që mund të ushtrojë në struktura ndërkombëtare. Ne ofrojmë 3 programe Bachelor, marrëdhënie ndërkombëtare, teknologji informacioni dhe shkenca komunikimi në fushën e mbrojtjes. Për vijimin e studimeve, ofrojmë edhe programe të tjera master të ciklitit të dytë”, u shpreh Vorpsi.

Ajo shpjegoi edhe kriteret që nevojiten për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, mes të cilave edhe nota mesatare e arsimit të mesëm jo më poshtë se 6.5.

“Një nga kriteret është mesatarja nga matura, që duhet të jetë jo më pak se 6.5, kritere të tjera është mosha, 18-222 vjeç në momentin që fillon viti akademik, është gjatësia, 1.65 për meshkujt, 1.60 për femrat, përmasat trupore, gjendja shëndetësore dhe sigurisht edhe pastërtia e figurës. Këto janë kriteret për t’u pranuar”, deklaroi Vorpsi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme