Sezoni veror, Shkodra pret mbi 1 milion turistë

Aktualitet | 2 vite më parë

Të shumtë janë turistët të cilët këto ditë i janë drejtuar Shkodrës për ta vizituar. Pedonalja e qytetit sëbashku me alpet, detin dhe kalanë Rozafa
janë kthyer në të preferuarat e tyre.

“Vij nga Gjermania, kjo është hera e parë, doqëndroj 3 ditë në Shkodër. Më pëlqen shumë. Së pari njerëzit epo ashtu edhe vendi” thotë një turist gjerman.

“Kemi ardhur me kamper, dhe jemi vendosur në brigjet e Liqenit të Shkodrës. E mahnitshme pamja që ofron” thotë një tjetër turiste. 

“Jam nga Gjermania. Kam patë vende të bukura qytetin por edhe Kalanë e cila ishte madhështore. Do shkoj edhe në male pasi kam ardhur me kamper e po ashtu kam skuterin me të cilin shëtis. Mrekulli Shqipëria e në vecanti Shkodra ” thotë një tjetër turist. 

Për specialistët e turizmit në Bashkinë Shkodër objektivat janë të qarta, 1 mln turistë përgjatë sezonit veror.

Bashkia Shkodër krahas qendres së informimit në qytet ka në funksion edhe 2 zyra të informacionit turistik në Velipojë dhe Theth të cilat çdo ditë orientojnë vizitorët drejt destinacioneve të ndryshme.

Gazetar Mirsad Gjoni

/ rtsh. al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme