Aksidenti me çiklistët në aksin Kuç- Qeparo, një nga të plagosurit transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Aktualitet | 2 vite më parë

Në aksin rrugor Kuç-Qeparo, rreth orës 14: 40, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.

Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, drejt spitalit të Himarës, ku një nga të plagosurit është transportuar më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa dy nga çiklistët janë transportuar në spitalin e Vlorës.

Një nga miqtë e tyre çiklist tregon momentin e aksidentit në zonën e rrugës së Lumit të Vlorës.

Milos Mikiç, nga Mali i Zi, tregon se kanë qenë duke udhëtuar, dhe befas kanë parë një makinë, e cila u përplas më një djalë me biçikletë.

Makina kishte si drejtues një nga Hollanda. Kemi ndaluar dhe dolëm për ti dhënë ndihmën e parë, shoferë të tjerë kanë ndaluar, deri sa ka mbërritur ambulanca.

Ndërkohë që në spitalin e Vlorës janë bërë ekzaminimet.

Nga ekzaminime radiologjike ka dalë se një nga çiklistët është me frakturë të klavikulës dhe të parakrahut, ndërsa tjetri me dëmtim të kolonës në nivelin cervikal. Situata është e qëndrueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme