Çfarë shkruhet në ditarin e një vrasësi me pagesë? Gazetarja Llabani zbulon mesazhet e frikshme për objektivin

Aktualitet | 2 vite më parë

Vrasjet me pagesa duket që po kthehen në fenomen në vendin tonë. E ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, gazetarja e kronikës, Anduena Llabani tha se vrasësit me pagesë, zakonisht nuk e njohin objektivin, por i referohen vetëm mbiemrit.

Ajo solli rastin e një ditari të një vrasësi me pagesë ku tregohej që para ekzekutimit mblidhte informacione rreth shënjestrës.

“Në një ditar të një vrasësi me pagesë thoshte se unë objektivin nuk e njihja, thjesht i dija emrin dhe jo mbiemrin. Në momentin që do shkrepja armën, më thanë që do qëllosh mbiemrin, kushdo qoftë ai. Sipas dëshmive të tyre thuhej se ata kanë qëndruar gati 3 muaj duke e vëzhguar objektivi, se çfarë bënte, ku shkonte, pra rutinën e përditshme. Vrasësit me pagesë transformohen deri në realizimin e ekzekutimit dhe sigurisht që nuk janë vetëm pasi bashkëpunojnë me të tjerë”, tha Llabani.

Lidhur me operacionin “Metamorfoza 3”, gazetarja e kronikës shpreson të zbardhen shumë të dhëna për të angazhuarit në krime.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme