5 operacione antikanabis në 24 orë, Balla: Kontrolle nga ajri dhe toka

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka ku në 24 orë janë arrestuar 13 persona dhe janë asgjësuar më shumë se 6 000 bimë kanabis, kwshtu deklaroi sot ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ministri ka bërë publike pamje nga pesë operacionet policore antikanabis të zhvilluara.

“Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka lufta kundër kanabisit Territori i Pastër Pesë operacione në Mirditë, Kurbin, Fier dhe Shkodër, nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP respektive, grupet speciale të Forcës Kombëtare të Sigurisë në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, finalizuan operacionet gjatë të cilëve u  asgjësuan 6 mijë bimë e fidanë kanabisi dhe u ndaluan/proceduan 13 shtetas”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Më herët Policia e Shtetit njofton se në megaoperacioni policor i koduar “Territor i pastër”. Evidentohen dhe asgjësohen 1967 bimë të dyshuara kanabis.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë kontrollit në territorin e fshatit Bardhaj, evidentuan 1876 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Bardhaj, shtetasin A. F., 39 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Më tej thuhet se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vaut i Dejës, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vasijaj, bashkia Vau i Dejës, evidentuan 91 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme