U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari, i arrestuar për shtëpi bari nē Angli dhe i deportuar në Shqipëri

Në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, është finalizuar gjatë natës së djeshme operacioni policor i koduar “Rehova”.
Ka qënë një hetimi proaktiv disa mujor, i inicuar nga prokuroria, Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit, Astrit Baja.
Proçedimi penal u drejtua nga prokuroria Papajani, disa muaj pas deportimit të Bajës nga Britania e Madhe, ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.
Sinjalizimet e mbërritura pranë organit tê akuzës, konfirmonin faktin se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë).
Gjatë operacionit policor në fshatin Rehovë rezultoi se 27-vjeçari Astrit Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




