Dy persona humbin jetën në punë brenda dy ditëve në Shëngjin, pezullohen punimet për dy subjektet

IKMT dhe IVMT kanë pezulluar punimet e dy subjekteve në Shëngjin, ku pak ditë më parë humbën jetën dy punonjës të tyre gjatë kohës që po punonin në kantierin e ndërtimit. Rastet tragjike kanë bërë që autoritete të dalin në terren dhe t’i vendosin shiritat e pezullimit të punës subjekteve, ndërsa vijon kalimi në “sitë” i dokumentacionit dhe rregullave të sigurisë në punë.
Më 11 maj humbi jetën 50-vjeçari Preng Gjoni, i cili punonte në kantierin e një pallati në ndërtim në zonën e Kunes në Shëngjin. Gjoni ku mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti. Ai u dërgua pa shenja jete në spital nga kolegët e tij, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.
Gjithashtu më 9 maj një 28-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në katin e nëntë të një pallati në Shëngjin. Emiljano Frroku ra nga lartësia, pasi ju shkëput vinçi që po e montonte, ku rezultoi punonte në të zezë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




